16,11,2024

Ministrat e Bosnjës njëzëri: Ne s’kemi bërë asgjë, kjo është e padrejtë nga Kosova

Must Read

Ministrat e Bosnjes dhe Hercegovinës nuk kanë marrë parasysh kundërmasat si një përgjigje ndaj vendimit të Kosovës për të futur tarifa doganore 100 për qind në importin e mallrave me prejardhje nga Bosnja, tha të enjtën ministri për Tregtinë e Jashme dhe Marrëdhëniet Ekonomike, Mirko Sarovic.

“Bosnja dhe Hercegovina nuk po konsideron kundërmasat. Ne nuk mendojmë se duhet ta ndjekim këtë shembull. Ne do të japim një shans për të zgjidhur këtë problem në një mënyrë tjetër, “tha Saroviç pas një sesioni të Këshillit të Ministrave të Bosnjës.

Ministrat e shtetit thënë se vendimi për të ngritur taksat shkel Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe kërkojnë që Komisioni Europian të angazhohet urgjentisht me zgjidhjen e këtij problemi, përcjell IndeksOnline.

Këshilli i Ministrave tha gjithashtu se tani për tani nuk do të shqyrtojë kundërmasat ndaj Kosovës.

“Bosnja dhe Hercegovina nuk ka shkaktuar asgjë që Kosova të merr këtë vendim. Bosnja dhe Hercegovina nuk u konsultua ose nuk u informua fare para se të miratohej vendimi, i cili ishte i padrejtë për pjesën e Kosovës “, tha Saroviç.

Ministri i Punëve të Jashtme, Igor Crnadak, e vlerësoi vendimin si politik,

“E vetmja gjë e arsyeshme për të bërë është tërheqja e këtij vendimi. Është e rëndësishme se çfarë do të bëjë Brukseli. Vetëm deklaratat e Brukselit nuk janë të mjaftueshme. Kjo nuk është vetëm për tregtinë, ky është një sulm mbi stabilitetin e rajonit”nënvizoi Crnadak.

Poashtu reagoi edhe bënkryetari i Dhomës së Tregtisë së Jashtme të Bosnjës & Hercegovinës, Vjekoslav Vukoviç, i cili tha se Bosnja ka eksportin në Kosovë 10 herë më të lartë se importi, e që nuk do të kishte efekt të vepronin me një kundërmasë.  /IndeksOnline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img