02,05,2024

Mimoza Kusari-Lila: Pacolli është kapitull i mbyllur, Haradinaj nuk ka vizion, Kurti është surrealist (Video)

Must Read

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit, ka thënë se presidenti aktual dhe ish-kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, do të mbahet mend për Deklaratën e Pavarësisë, por nuk do të mund të heq përgjegjësinë për korrupsionin që ka përfshirë shoqërinë kosovare gjatë mandateve sa ai ka qenë kryeministër.

Teksa ka folur për rolin e liderëve të tjerë politikë, Kusari-Lila ka thënë se Behgjet Pacolli (AKR) është kapitull i mbyllur, se Ramush Haradinaj (AAK) nuk ka vizionin që i duhet Kosovës dhe se Albin Kurti (VV) është surrealist.

Kusari-Lila ka thënë se gjatë gjithë karrierës së saj është raportuar se do të jetë pjesë e PDK-së, gjë që asnjëherë nuk ka qenë në planet dhe bindjet e saj.

“Unë asnjëherë nuk kam shkelur në PDK dhe asnjëherë nuk ka qenë pjesë e bindjeve ose planeve të mia kjo parti”, ka thënë Kusari – Lila.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Q3dtwoZFuRw&w=100&h=281]

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img