12,05,2024

Milani takon agjentët e Bernardit

Must Read

Braziliani është një agjent i lirë pasi ka lënë skuadrën nga Ukraina, duke mos rinovuar kontratën.
Bernard ka shënuar 10 gola në sezonin e kaluar me ukrainasit dhe kjo ka bërë që të preferohet nga shumë skuadra të njohura evropiane.
Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Rossonerët u takuan me përfaqësuesit e Bernard në Casa Milan për të diskutuar një transferim të mundshëm.

Të dy palët po përpiqen të gjejnë një marrëveshje, por ndërmjetësi i njohur Kia Joorabchian ka folur gjithashtu edhe me klubin anglez, Chelsean.
Lojtari do të preferonte një lëvizje në Milano, por ai do të donte një rrogë prej rreth tre milionë eurosh dhe duke pasur parasysh se do të arrinte si lojtar i lirë, agjentët e tij presin bonuse të madha.
Milani po kërkon të forcohet pa shpenzuar shumë këtë verë, me Pepe Reina, Ivan Strinic dhe Alen Halilovic që janë bashkuar si transferime falas.
 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img