03,05,2024

Milan nuk ndalet, ia ‘rrëmben’ Juventusit super lojtarin (Foto)

Must Read

Milan ka hyrë në bisedime me Juventusin për transferimin e mesfushorit Claudio Marchisio në ‘San Siro’.

Sipas Rai Sport, Milan ka kuptuar se Marchisio është i pakënaqur me trajtimin që po merr nga trajneri i Juventusit Allegri, përcjell ORAinfo.

Gazzetta dello Sport raportoi se 31-vjeçari nuk ishte më i domosdoshëm për Juventusin dhe transferimi i tij në Milan është i mundshmë gjatë këtyre ditëve.

Megjithatë, MilanNews raporton se Rossonerët nuk do të vazhdojnë ta ndjekin Marchisio derisa ‘Zonja e Vjetër’ të dal me një vendim për të ardhmen e tij.

Mbetet të shihet nëse ditët në vazhdim të dyja skuadrat do të pajtohen për transferimin e lojtarit në ‘San Siro’. /ORAinfo/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img