Gjatë këtij takimi u diskutua për sfidat me të cilat ballafaqohet Aleanca e Atlantikut të Veriut, të cilat janë duke u diskutuar gjerësisht edhe gjatë punimeve të kësaj asambleje, si situata në Lindjen e Mesme dhe rreziku që vjen nga terrorizmi dhe Shteti Islamik, kriza e refugjatëve, situata e sigurisë në rajon dhe në kufijtë e Aleancës, politika e dyerve të hapura dhe anëtarësimi i Malit të Zi në NATO.
Gjatë bashkëbisedimit, Meta është shprehur se Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj konstruktiv për paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe në misionet e drejtuara nga NATO në dobi të paqes dhe sigurisë globale.
Gjithashtu, ai theksoi rëndësinë që ka modernizimi i mëtejshëm i Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera të sigurisë kombëtare, duke rritur kapacitetet njerëzore, infrastrukturore dhe buxhetet respektive.
Ndërsa presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Turner, shprehu falënderimet në emër të Aleancës për Kuvendin e Shqipërisë për organizimin e kësaj ngjarjeje madhore në Tiranë dhe theksoi se Shqipëria është një anëtar i përkushtuar dhe i vlerësuar i saj. /shekulli
The post Meta: Shqipëria, rol konstruktiv për paqen në rajon appeared first on Lajminet.