18,05,2024

Meta: Nuk kanë lindur ende burrat që të më shantazhojnë

Must Read

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka folur në një intervistë për revistën “Mapo”, që publikohet nesër, lidhur me akuzat ndaj tij, duke deklaruar se askush nuk mund ta shantazhojë. “Nuk ka asnjë çështje ndaj meje. Të gjitha çështjet kanë qenë politike dhe s’kam pasur asnjëherë shqetësim prej tyre. Gjithmonë kam dhënë shembullin se si mund të përballohen me kurajë qytetare e politike edhe procese të tilla”, është shprehur Meta.

“Jam trajnuar nga zoti Berisha që në vitin 1992, kur isha isha 23 vjeç, si i pari deputet opozitar që m’u hoq imuniteti e që kërcënohesha çdo ditë me burg për të ashtuquajturën ‘kryengritje të Poliçanit’. Kështu që mua nuk më shqetësojnë aspak akuzat e çështjet që hapen në emrin tim”, shprehet kreu i Kuvendit.

Meta ka deklaruar se askush nuk mund ta shantazhojë si politikan. “Nuk kanë lindur ende në këtë botë burra, vendas apo ndërkombëtarë, që të shantazhojnë Ilir Metën si politikan. Unë përulem vetëm para arsyes, të drejtës e të mirës, në politikë, në jetë e në shoqëri”, është shprehur Meta.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img