16,09,2024

Meta: Neve na kërcënon ende konflikti i shfrenuar politik

Must Read
Ilir Meta

“Ne na ka lënë pas e na kërcënon ende konflikti i shfrenuar politik”, ka shtuar Meta, i cili ishte pranishëm në pritjen pas miratimit të reformë në drejtësi.

Meta e nisi fjalën duke falënderuar Fatmir Xhafajn të parin dhe më pas me radhë të gjithë aktorët e hartimit të paketës së ndryshimeve kushtetuese dhe ligjeve në kuadër të reformës në drejtësi.

Në fjalën e tij, kryeparlamentari kërkoi konsensus edhe për miratimin e 7 ligjeve dhe që politika të punojë për vendin duke patur më shumë bashkëpunim mes palëve politike dhe për këtë solli një shembull të thjeshtë.

“Le të punojmë për vendin tonë, të paktën për reformën në drejtësi dhe të tjerat kyçe që kanë të bëjnë me konsolidimin e shtetit tonë si shteti i së drejtës, demokratik dhe që ofron siguri për të gjithë gjeneratat, ashtu siç punon eurodeputeti i majtë, Knut Fleckenstein me eurodeputetin e djathtë, Eduard Lukan. Të punojmë edhe ne si ata”, deklaroi ai.

Në fund, Meta falënderoi edhe kryeministrin Rama, që i njohur meritën si nismëtar për këtë reformë dhe Lulzim Bashën, që sipas Metës, në dy muajt e fundit “bëri përpjekje të lavdërueshme për të ecur në rrugën e duhur”.

Ai tha se nuk ka rëndësi ku do jetë ai pas 30 vitesh, por rëndësi ka ku do të jetë Shqipëria pas 30 vitesh. “Nuk ka rëndësi se ku do jem pas një viti, asnjë pas 10 apo 30 vitesh. Për Ilir Metën si shqiptar ka rëndësi ku do jetë Shqipëria pas 30 vitesh. Ftoj koleget të ngrihemi në lartësinë e këtij momenti historik”, tha Meta.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vdes veterani i UÇK-së Ekrem Metushi

Sot është ndarë nga jeta, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi. Lajmi u bë i ditur nga familjarët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img