01,02,2025

Meta kërkon nga presidenti malazez zgjidhje për problemet e shqiptarëve

Must Read
Ilir Meta me presidentin e Malit të ZI,Filip Vujanovic

Kryetari i Kuvendit Meta dhe Presidenti Vujanoviq vunë në dukje se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi janë të shkëlqyera dhe shërbejnë si një model për të gjithë rajonin.

Në këtë kuadër, bashkëpunimi mes dy parlamenteve është shumë i rëndësishëm dhe duhet përqendruar në avancimin e proceseve integruese euro-atlantike si dhe në mbështetje të të dy qeverive reciproke për zgjerimin e shkëmbimeve ekonomike e tregtare.

Gjatë takimit me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovic, Meta preku edhe çështjen e pakicës nacionale shqiptare të Malit të Zi.

Sipas Metës, duhen gjetur zgjidhje konkrete edhe për ato çështje të mbetura që shqetësojnë këtë pakicë, zgjidhje që duhet t’i shërbejnë jo vetëm ndjeshmërive dhe nevojave ekonomike e sociale të komunave lokale, por njëkohësisht edhe forcimit të mëtejshëm demokratik e euro-atlantik të Malit të Zi.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

Më 25.01.2025, rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një rast të lëndimit trupor (therje me thikë)...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img