17,11,2025

Meta flet për VOA-n, si e sheh të ardhmen e koaliconit: Dal sqarohem para grupit të PS

Must Read
Ilir Meta

Në një intervistë për Zërin e Amerikës. Kryeparlamentari tha se qëndrimet e shprehura për reformën në drejtësi, nuk kanë të bëjnë me ato të koalicionit.

Meta tha se politika ka intrigat e saj, por se marrëdhënia e koalicionit të majtë nuk është ndikuar dhe se PS-LSI siç tha ai, do ta mbyllin këtë mandat në bashkëqeverisje.

“I siguroj të gjithë socialistët që unë i qëndroj fjalës dhe marrëveshjeve. Për respekt të tyre jam gati të shkoj në grupin parlamentar të PS, dhe ti sqaroj për çdo çështje që kanë të bëjnë me qeverinë. Apo ti mbledhim të dy grupet bashkë por nuk duhet të përziejmë çështjet e shtetit që kanë të bëjnë me Shqipërinë, me çështjet e koalicionit tonë. Ne jemi gati të mbajmë çdo përgjegjësi për çështjet e koalicionit dhe jemi të gatshëm të pranojmë edhe gabimet nëse kemi bërë. Koalicioni ynë i ka të gjitha mundësitë ta mbyllë këtë mandat”, tha Meta.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img