13,10,2024

Meta: Do ta votoj reformën në drejtësi

Must Read
Ilir Meta

“Reforma në drejtësi do të kalojë dhe angazhimi im ka qenë dhe do të mbetet deri në fund. Së pari këtë e kam pasur një bindje prej kohësh, mu lëkund pak javë më parë, por pas takimit të sotëm me Ramën dhe Bashën, jam i bindur se jemi shumë pranë konsensusit për reformën në drejtësi”.

Kryeparlamentari u zotua se do ta votojë reformën në drejtësi për një arsye të thjeshtë: “Natyrisht që vullneti për këtë çështje ekziston. Votat e LSI-së janë prej kohësh në Uashington por nuk është ky problemi. Në datën 21 votat e LSI do të jenë në favor të draftit por porosia që kam marrë nga Uashingtoni është arritja e konsensusit.

Do ta votoj sepse drafti aktual është një draft i cili përputhet me rekomandimet finale të Venecias, pretendimet e opozitës janë të drejta. Këtu bëhet diskutimi për disa modifikime që absolutisht nuk e prekin thelbin dhe po punohet me ekspertet e EURALIUS dhe OPDAT. Problemi nuk është të kalojë reforma më 94 vota por me konsensus të gjerë”.

“LSI mbështetëse për ndryshimin e sistemit të drejtësisë”

“Së pari, jam më i qetë se kushdo tjetër për reformën në drejtësi. Së dyti, LSI është një forcë politike e cila nuk ka pasur asnjë arsye që të mbrojë sistemin aktual, por ka qenë mbështetëse për një ndryshim të plotë të sistemit të drejtësisë, sikurse nuk ka shqetësim të kapë sistemin në drejtësi.

Stabiliteti i vendit i vetmi shqetësim i imi. Stabiliteti do të thotë që reforma jo vetëm të miratohet me konsensus, por njëkohësisht të mos deligjitimojë institucionet si parlamenti. Unë vazhdimisht kam qenë i angazhuar duke bërë të qartë se nuk duhet të lejojmë një situatë si ajo në Maqedoni që nuk po zgjidhet”.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img