27,11,2025

Mesfushori ferizajas në Serie B në Itali

Must Read

Skuadra e njohur italiane Padova, që garon në Serie B, ka firmosur me mesfushorin Drilon Sadiku. “Padova informon se është arritur marrëveshja me mesfushorin belg, me origjinë nga Kosova, i lindur në vitin 2000. Ai vjen nga klubi Waasland-Beveren.

Drilon Sadiku ka lindur në Ferizaj të Kosovës më 27/05/2000. Ai u zhvendos si një fëmijë në Belgjikë me prindërit e tij, ku filloi karrierën e tij në SKSN Sint-Niklaas. Në vitin 2014/2015 ai u transferua në Waasland-Beveren, gjithashtu në Belgjikë, ku luajti për grupmoshat e reja”, thuhet mes të tjera nga klubi italian.

Ndërkaq, trajneri i klubit Vizioni nga Ferizaj, Vigan Shaqiri është krenar që një lojtar që e ka zbuluar ai është në ekipin italian. “ Drilon Sadiku ish lojtar i të gjitha gjeneratave te KF VIZIONIT si dhe lojtar personal i imi në stërvitjet intensive dhe individuale, ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin e njohur Padova nga Italia e cila bën pjesë në kategorinë Serie B”, shkruan Shaqiri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img