25,11,2024

“Mesazhe të fshehta” është risia më e re e Facebook

Must Read

Mesazhet private, të cilat mund të zhduken pas një periudhe kohe të caktuar, është ideja me e re e Facebook. Facebook është duke eksperimentuar një opsion të ri,  për ata që përdorin aplikacionin e saj, Messenger.

Mesazhet e dërguara mund të fshihen pas një periudhe të caktuar kohore, të përzgjedhur nga autori, tha Facebook.

Dërguesit duhet të zgjedhin një pajisje për të përdorur shërbimin, pasi mesazhi i dërguar në këtë mënyrë ruhet në vetë pajisjen.

Facebook tha “Fillimi i një bisede të fshehtë me dikë është opsionale”.”Bisedat sekrete mund të lexohen vetëm në një pajisje dhe ne e pranojmë se ky shërbim mund të mos jetë i  drejtë për të gjithë.”

Facebook listoi çështjet financiare dhe shëndetin si shembuj të mesazheve që njerëzit mund të dëshirojnë t’i mbajnë më shumë private, ndërsa të tjerët kanë përmendur aferat e dashurisë.

Ndër të tjera Facebook ka bërë me dije se ideja e saj është duke u përballur me shumë kufizime, pasi për momentin risia e saj nuk vlen për dërgimin e videove dhe të dhuratave. Shërbimi do të jetë në dispozicion për përdoruesit gjatë verës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img