Kësaj situate i parapriu një situatë aspak e këndshme në mes të Glauk Konjfucës dhe Nuredin Lushtakut.
Ky i fundit tentoi të ketë konflikt fizik me Konjufcën kur ai po mbante fjalimin, pasi akuzoi Vetëvendosjen se është vetë ajo që ka deklaruar se ish pjesëtarët e UÇK-së janë kriminelë.
Për këtë, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se askujt nuk është duke i interesuar për ushtarët e UÇK-së dhe se reagimet e tilla janë shumë të rënda.
Ai madje ka shtuar se nuk merr përgjegjësi për atë që mund të ndodh.
“I paqit n’qafë familjet e juaja. Unë nuk marr përgjegjësi për ju. Unë duhem me ju largu sepse ju përveç vrasjeve, fjalën kriminel, e keni instalu në Kuvend. Për besë e rëndë është. Ky është mesazh për gjithë qytetarët. Le ta di gjithë populli se taksiratin jeni tu e thirr dhe secili ta bartë për vete”, ka thënë Veseli”./Lajmi.net
.