17,11,2024

Merr fund kërcënimi i të riut vlonjat mbi vinç, shokët e bindin të zbresë

Must Read

Erjon Selimaj prej më shumë se dy orësh qëndroi mbi vinç duke kërcënuar se do të vetëhidhej, dhe shkak për këtë vendim ekstrem të tijin, ishin bërë kushtet e vështira të jetës dhe mungesa e vëmendjes së shtetit.

Një skenë e rëndë terrorizoi të afërmit, policinë dhe median e mbledhur rreth zonës ku 26-vjeçari kërcënonte me vetëvrasje, pasi në një moment ai u mbajt në vinç vetëm me një dorë duke rrezikuar seriozisht jetën e tij. Erjoni i ka prindërit e divorcuar dhe është shprehur më herët në media se dhuna që i ati ushtronte ndaj nënës së tij e detyruan të largohet nga shtëpia dhe të rritet në jetimore.

“Jam jetim, shteti më ka hedhur në rrugë. Dua ndihmë nga shteti” – shprehej ai nga lartësia.

Ai bëri edhe një apel ndaj kryetarit të Bashkisë së Vorës Dritan Leli dhe drejtësisë shqiptare, e cila duke se e ka dënuar për dhunë ndaj babait.

“Nuk e kam rrahur babain. Të mbyllet dosja gjyqësore. Dritan Leli i Bashkisë së Vlorës më ka mbyllur derën. Nuk dua të shkoj në burg. Dua të punoj e të mos vjedh”” – u shpreh Erjoni ndërsa kërcënonte të hidhej.

Për rastin, reagoi edhe kryebashkiaku Leli i cili tha për mediat se po njihet me historinë e djalit duke garantuar njëherësh se do të bëjë çmos që ta ndihmë Erjonin.

Në vendngjarje ishin forca të shumta të policisë si edhe ato zjarrfikëse.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img