20,04,2024

MENDËSIA DHE LINGUISTIKA LATERGJIKE E RINISË TONË

Must Read

Kognicioni social dhe linguistika bashkëveprojnë për të vu në pah qëndrimet, atribuimet, dinamikat e grupit dhe paragjykimet.

Sipas teorive sociale rrethanat aktuale na bëjnë te varur.

Ne , kosovarët si popull në tërësi për dekada përjetuam  presione sistematike që tunduan shëndetin tonë psikologjik .Por, si rrjedhojë e jetësuam idealin për lirinë kombëtare.

Njerëz të shumtë i takojnë gjeneratave që sfiduan periudhën e luftës dhe rinisën jetën me përfundimin e saj.

Por, me qartësi vërejmë ndryshimet e zakoneve , zhvillimin e hovshëm dhe avancimin në shprehjen e lirë të mendimit dhe të fjalës.

Ndaj periudhave të lartëcekuna vlerësimi dhe qasja profesionale në analizim dhe trajtim me konfidencialitet të plotë psikologjik mungoi si pasojë e paragjykimit të popullatës dhe si pasojë e mos insistimit institucional.

Për kuriozitet  po gjendemi para një situate me pasojat teknologjike që po përfshijnë femijë me hiperaktivitet, ndarje bashkëshortore , adoleshent dhe të rinjë pa vizione të qarta si dhe konflikte të mendimeve gjinore dhe moshore për modalitetet moderne e që dikur zhvilloheshin me ritëm më racional.

Sot, po përjetojmë periudhën e Covid -19 që strukturalisht ngjason me periudhën dramatike të dy dekadave më parë.

Në përditshmërinë tonë po  nga rrjetet sociale po kuptojmë një mendësi dhe eufori të të shprehurit verbal jo racional sidomos nga një pjesë e të rinjëve tanë.

Mosha e rinisë , cilësohet si mosha më energjike për të kontribuar në cilësinë e jetës personale, profesionale, familjare dhe kombëtare.

Klima politike, mungesa e psikologjisë organizative e punës (që janë jetike për tejkalim të situatave të ngjajshme) sikur po motivojnë energji negative e që e mbartë qenia njerëzore në hap me kohën dhe në jetën psikike .

Rastet e humbjes së fundit me jetë njerëzish dhe brengat për periudhën  e pas Covid -19 dita ditës po reflektohen me “shijen” e hidhët me rrahjen e mendimeve ndaj personave me qëndrime të ndryshmë krahas pozicioneve dhe përgjegjësive që i bartin aktualisht.

Ne si popullatë e idealit, me një gjuhë datuese si ndër më të vjetrat në botë dhe e cilësuar si më e bukura sikur po mundohemi të i humbim vlerat e saj.

Interpretimet negative dhe mungesa  bashkëndjenjës së shprehur  nuk e aktivizon shpirtin luftarak për Kosovën e ëndërrave  që e kemi dhuratë gjenetike  si një komb i ndershëm dhe i besës.

Rinia jonë , ju qe jeni promotori  i të ardhmes së shtetit tonë ju sugjeroj të eksploroni dhe të qaseni në objektiva cilësore gjithnjë sipas preferencave me racionalitet apo “shije” dobiprurëse që tek ju ngjallin motiv për organizimin e jetës, punës dhe të familjes së shëndoshë për të ardhmen e juaj.

Secili nga ju , nesër do të gjendeni duke dhënë kontributin për shtetformim  në hierarkinë e institucioneve dhe në organizata punuese branda dhe jashtë vendit.

Me shqetësim ju sugjerojmë të kujdeseni në edukimin emocional sepse është vetë intelegjenca emocionale që nesër do të ju përcjell në çdo hap .

Energjinë negative akumulojeni duke pasuruar vehten me dije dhe përgaditje dobiprurëse.

Roli i mendimit të secilit njeri fundja është personal dhe humbja e kohës me shkrime konfuze dhe konfliktuoze sjell pasoja në organizmin fizik dhe psikologjik .

Ne me shqetësim ju sugjerojmë qe mosha  e juaj psikologjike  kërkon shmangie dhe anashkalim të  “betejave akademike ” në rrjete sociale .

Me kujdes dhe qetësi investoni që të jeni optimist  sepse shpejt ju vie koha kur do të kërkohet nga ju përgjegjësia profesionale dhe familjare .

Me bashkëndjenjë.

Mr.sc.Besa Beqiri Zejnullahu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img