13,10,2024

Menaxhmenti i Postës përkrah kërkesat e punëtorëve

Must Read

Prishtinë, 27 shkurt 2017 – Duke parë gjendjen e krijuar sot ku sindikatat e Postës së Kosovës kanë filluar protestat dhe kanë paralajmëruar edhe grevë për shkak te vendimit për mbylljen e mbi 40 zyrave postare nga ana e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Menaxhmenti i Postës vlerëson se kërkesat e sindikatave dhe të punonjësve janë te drejta dhe kërkon nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës reflektim të shpejtë për stabilizimin e kësaj situate.

Menaxhmenti edhe më herët e ka vlerësuar të padrejtë dhe joligjor këtë vendim i cili nuk ka mbështetje të plotë as nga vet anëtarët e Bordit të këtij Autoriteti e të cilët publikisht kanë deklaruar se ky vendim është joligjor dhe i tejkalon kompetencat ligjore të Autoritetit të Konkurrencës .

Ky vendim është marr për të favorizuar grupet e caktuara të interesit dhe në anën tjetër për ta dëmtuar financiarisht Postën e Kosovës dhe për të rrezikuar mirëqenien sociale të punonjësve tanë,thuhet në komunikatën lëshuar nga Posta e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img