27,07,2024

Meha: Pa regjistra kadastralë, keni për ta parë ku ka për të na hyrë Serbia

Must Read

Kryetari i Komisionit shtetëror për shënimin e kufirit Kosovë-Mali i Zi, Murat Meha, ka folur rreth atyre që ai i ka quajtur kërcënime e dhunë.

Duke aluduar për bombën e vendosur sot në shtëpinë e tij, ka theksuar se “ne po sulmohemi nga ata që çdo herë dalin në televizione me sharje e fyerje.

“Unë s’i kam borxh askujt”, ka thënë Meha, duke përsëritur se Kosova nuk ka humbur asnjë pëllëmbë tokë me Malin e Zi.

Meha në vazhdim ka thënë se regjistrat kadastralë janë të vetmit relevantë me të cilët duhet të shënohet kufiri pasi, sipas tij, nëse nuk veprohet kështu gjatë shënimit të kufirit Kosovës-Serbi, vendi ka për t’u dëmtuar shumë.

“Keni për të parë ku ka për të an hyrë Serbia nuk nëse nuk respektohen regjistrat kadastralë”, tha Meha.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img