26,11,2024

Megalomanizmi politik përball real politikës

Must Read

Zgjedhjet e vitit 2017 në Kosovë si rëndom me ndryshime jo të mëdha sollën gati të njëjtin rezultate zgjedhore. Pas zyrtarizimit të procesit zgjedhor filloi gara në mes subjekteve politike se kush ishte më i merituari dhe kush ishte fitues faktik I zgjedhjeve. Derisa koalicioni parazgjedhor PAN ishte më I votuari megjithatë nuk mori përqindjen e mjaftueshme për të qeverisur vendin pa ndihmesën e të tjerëve. Subjekti I dytë Vetëvendosje edhe pse u dyfishua, qytetarët nuk ia besuan përgjegjësinë për fillimin e negociatave për bërjen e qeverisë. Koalicioni tjetër LAA, dhe pse akoma e qeverisë vendin u radhit e treta.
Kur njeriu I pa informuar I dëgjon përfaqësuesit e partive politike gazetarët, analistët, opinionistët, dhe gjithë llumin e propagandës në Kosovë ,të krijohet përshtypja se këtu ka ndodh mrekullia e mrekullive dhe se gjoja populli në Kosovë votoi për ç’thurrjen e mozaikut aktual pushtetar. Në fakt po të merret në konsideratë fakti se 60% e qytetarëve nuk dolën në zgjedhje atëherë I bie se partitë u votuan nga militantët e tyre e jo nga qytetarët e Kosovës, të cilët e kan kuptuar drejtë se eventualisht mund të ndryshojë vetëm timonjeri I qeverisjes por lokomotiva dhe binarët e rrugëtimit janë të njëjtë.
Është tepër irituese deklarata e Isa Mustafës, pasues të Rrahman Morinës në politikën kosovare, formacionin politik i të cilit ishte pjell e LSPPJ dhe I zyrtarizuar për veprim në Beograd nga Vllado Kombovski I cili pohoi se me asnjë çmim nuk ka koalicion me PDK kur ky person plot tri vite mbajti pozitën e kryeministrit falë bashkpunimit dhe mbështetjes së PDK-së.
Shpejt ka harru ky njeri se kur opozita mbajti një protest të dhunshme deri në orët e vona të mbrëmjes ai nuk pati guxuar të dal përpara gazetarve deri në momentin kur në ndihmë i erdhi zëvendëskryeministri Thaqi
Edhe kryetari i PDK-së z.Veseli i cili i zhgënjyer me rezultatin zgjedhor dhe me rritjen e VV-së deklaroi se vetëvendosjen e përbëjn titistët dhe enveristët. Ne si enverist të përbetuar i themi z.Veseli se ata që me mendje dhe zemër, e jo me fjalë janë enveristë, e votuam PAN-in, me të vetmen arsye se ai është krahu i luftës dhe i çlirimit të Kosovës dhe jo për mrekullinë e qeverisjes dhe një gjë të tillë do ta bënim edhe sikur prap të përsëriten zgjedhjet, e sa I përket titistëve ata janë çdo kund edhe në VV edhe në PDK edhe në AAK me përjashtim të AKR-së ku aty është Kremlini dhe LDK-së ku në veprim janë çetnikët e Drazha Mihaloviqit dhe Klani i Zemunit.
PDK, AAK dhe Nisma që dikur ecën nëpër zjarr, sot të mos fluturojnë nëpër qiell por të ecin mbi tokë sepse ligji i sovranit të quajtur popull do të jetë I pamëshirshëm.
Historia e zhvillimeve shoqëroro-politike ka njohur perandori të cilat sado që kanë qenë të fuqishme, atëherë kur kan humbur arsyen e ekzistencës pamëshirshëm jan shpartallua dhe përplasur mbi dhe.
Si rëndom edhe në këto zgjedhje si në të kaluarën ambiciet për të themeluar pushtetin ishin të shfrenuara, prej atyre që i fituan zgjedhjet e deri te ata që mezi e kaluan pragun zgjedhorë. Diqka që dëgjohet jo vetëm nga partitë e rangut të dytë ,tretë e edhe nga gazetarët, analist, opinionist etj; është thirrja për ta hedhur PDK-në dhe krahun e luftës në opozitë për të mirën e vendit. Ironia është akoma më e madhe kur kërkesa vije nga ata që këta djelmosha gjatë luftës I quanin grupe të frustruara të Serbisë dhe nga lëvizja Vetëvendosje e cila deri më tani përpos me llafe nuk është dëshmua me asgjë tjetër. Por nuk duhet harruar se ata që nuk arriti shteti serbë me 8 milion banor, ti nxjerrë nga Kosova shumë më të vështir e kanë kalemxhinjtë e titizmit dhe modeli I revolucionit Latino-amerikan në Kosovë.
Pse ne enveristët nuk mund ti besojmë Vetëvendosjes për kundër faktit që parimi i ruajtjes me çdo kusht i pronës shoqërore na pëlqen jasht mase mandej idea e bashkimit kombëtar në një shtet të përbashkët sikurse edhe himni dhe flamuri i kombit mandej lufta kundër korrupcionit, barazia shoqërore dhe zhdukja e çdo diskriminimi etj, por nuk e kuptojm se si një subjekt gjoja luftarak të bashkohet me një subjekt tjetër I cili vetëm fatkeqësi iI ka sjellë vendit me të vetmin motiv për të ardhur në pushtet. Si mund ti ndal proceset degraduese në Kosovë dhe ta luftoj korrupsionin Vetëvendosje me 32 vota edhe po e kapi kreun e qeverisë kur 29 vota janë të tjerëve atyre që I helmoi me gaz lotsjellës dhe u hodhi koktej molotovi, të mos harrojmë se deputetët e LDK-së nuk e votuan në disa raste as Isa Mustafën e lëre më Albin Kurtin.
Po të isha në vendin e Kurtit do të ju thoja qytetarëve faleminderit për mbështetje por nga ju kërkoj edhe më tej. Ai Kurti vetëm me një fitore si Edi Rama nëse do të donte do të mundete me sjellë ndryshime fundja çfarë ndryshime mundë të vërehen në mes Shpend Ahmetit në Prishtinë dhe Thaqit si kryeministër deri sa i pari bleu autobus I dyti shtroi autostrada, i pari ju dha simita falë fëmijëve në Prishtinë I dyti librat falas për nxënësit e shkollimit fillor në tërë Kosovën, këto fakte dëshmojnë se emrat e titullarëve janë të ndryshëm por fryma e veprimit është e njejt. Në këto rrethana për themelimin e qeverisë natyrshëm vije pyetja për LPK-istët në Vetëvendosje si po e ndien veten kur kreu i tyre-Kurti po i bënë lutje LDK-së për bashkëpunim në bërjen e qeverisë. Sepse më kujtohet në kohën kur funksiononte LPK-ja krerët e saj e trajtonin LDK-në njësoj si Serbinë. Nuk e kuptoj nëse ata janë avancuar politikisht për të kapërdirë çdo gjë apo LDK-ja I paska shkëput rrënjët nga Klani i Zemunit. Mos harroni atë konstatimin e dikurshëm tuajin se gjitha partitë në Kosovë pos LPK-së ishin të rreshtuara në planin ndërkombëtarë për Kosovën kurse e vetmja LPK-ja në planin kombëtarë. Dhe ndërkombëtarët mund të respektoheshin vetëm nëse e mbështesin projektin tonë nacional për Kosovën. Rrethanat aktuale e bëjnë të pa qartë ose më mirë thënë negativ edhe veprimtarinë e partisë socialiste derivuar nga LPK-ja por edhe atij të grupit të mbetur në LPK që bashkërisht u bashkuan në Vetëvendosje dhe tani së fundi me LDK-në

Remzi Hasani
Lëvizja popullore shqiptare për kultivimin e veprimtarisë revolucionare të shokut Enver Hoxha

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img