11,09,2025

Mediat turke sulmojnë Merkelin

Must Read

merkel_3536

​Mediat turke e kryqëzuan Angela Merkel pas vizitës së saj në Turqi. Sipas tyre kancelarja e mbylli njërin sy teksa së bashku me delegacionin vizitoi kampin më të madh të strehimit të refugjatëve në Europë.

Kancelarja akuzohet së bashku me partnerët e saj europianë e kanë lënë pas dore Turqinë dhe se vizita e tyre ishte thjesht një formalitet.

Njëri prej gazetarëve më të njohur në Turqi, Can Dundar, i cili është në gjyq pasi mendohet që ka zbuluar sekretet e presidentit Rexhep Tajip Erdogan për dërgimin e armëve në Siri, tha se kancelarja Merkel po e shfrytëzon Turqinë për qëllimet e saj, dhe nuk po ia vë aspak veshin censurës që po përballet vendi.

Ka gjithashtu shqetësime se Merkel po minon fjalën e lirë në Gjermani, pasi ajo ka pranuar një kërkesë nga Ankaraja për të ndjekur penalisht një komedian gjerman, i cili ka vënë në lojë presidentin Rexhep Tajip Erdgoan.

Duke shkuar me tej, Merkel u akuzua gjithashtu se mbylli njërin sy përballë situatës së vështirë të sirianëve në Turqi; vetëm një pakicë e tyre mund të punësohen në vend, shumica kryejnë aktivitet në të zezë dhe jetojnë në një varfëri të madhe. Ndërsa kancelarja u shpreh se kampi “Nizip”, që vizitoi ishte për t’u marrë shembull, turqit ngrenë pyetjen: po të tjerët që jetojnë jashtë kampeve?

Ndërsa, “Amnesty International” mendon se presioni i madh që Merkel po bën për zbatimin e marrëveshjes BE-Turqi, ka detyruar këtë të fundit që të dëbojë refugjatët mbrapsht në Siri, me qëllim që mos të kalohet kuota e vendosur nga BE për fluksin e personave që kalojnë kufirin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img