30,10,2024

Mediat serbe: Shqiptarët po e okupojnë jugun e Serbisë

Must Read
Rajoni i Prokuples

Arsyet për këtë është mungesa e parave dhe qëllimi i shqiptarëve për të zgjeruar kufijtë administrativ të Kosovës, shkruan “Sputnik” në serbisht, transmeton Indeksonline.

Shqiptarët e Kosovës masivisht që nga viti 2010 deri në vitin 2015 kanë blerë apartamente dhe toka të punueshme në Nish, Leskovc, Vranjë, Kurshumli, Prokuplje … Ky fenomen është aktualisht në rritje, të paktën për aq sa qytetet e përmendura, por fshatrat e këtyre komunave vazhdon të jete objektiv i qytetarëve të Kosovës.

Shqiptarët janë më të interesuar në zonën rreth Vranjës përgjatë kufirit me Bujanocin dhe Toplicën (Prokuplje, Kurshumli, Blace …) për të qenë të saktë, fshatra në afërsi të vijës kufitare  me Kosovën.

Sipas Sputnik, shqiptarët për të jetuar janë të fokusuar në qytetin e Nishit, ku, sipas të dhënave jozyrtare për tre vitet e fundit, rreth 1.500 shqiptarë kanë blerë apartamente në qytet.

Megjithatë, nuk ka të dhëna zyrtare sesa është e vërtetë që shqiptarët nga Kosova blejnë toka në Serbinë jugore.

Në fakt, çdo gjë është duke shkuar sipas ligjit. Për shembull: një shqiptar dhuron të hollat një serbi dhe e vendos pronën në emrin e tij gjykata bënë një marrëveshje sipas të cilës shqiptarët i japin parat serbëve si garanci, në qoftë se parat nuk i kthehen shqiptarit në kohën e caktuar atëherë prona bartet ne emrin e tij.

Në këto histori janë të përfshira agjencitë, por edhe avokatët serbë dhe shqiptarë. Natyrisht, shqiptarët nga Kosova konsiderohen ende të qytetarë të shtetit të Serbisë, dhe për këtë kuptim mund t’i blejnë lirisht prona në Serbi, shkruan Sputnik, transmeton Indeksonline.

Megjithatë, problemi është se ata nuk e njohin Serbinë si shtetin e tyre, dhe për këtë arsye angazhohen serbët që të bëjnë punë për ta.

Për shkak të fluksit të madh të shqiptarëve nga Kosova vitin e kaluar, në qyteti i Nishit edhe u shfaqën fletushka me moton “Stop shqiptarizimit të Serbisë “.

Në këto fletushka thuhet se shqiptarët e Kosovës me anë të ndërmjetësve të bëhen pronarë të mbi 300 njësive të banimit në qytet.

Novi Pazari është gjithashtu në listën e vendeve të dëshirueshme, por ka blerës të interesuar kryesisht për fermat e mëdha, larg nga qyteti.

Në Prokuplje, Blace dhe Kurshumli fermat janë veçanërisht interesante për shqiptarët. Pranë Kosovës, pronat janë shumë të lira.

Në komunën e Kurshumlisë, në 10 fshatra ku nuk ka shumë popullsisë, por që shumica prej tyre janë shqiptarë që i kanë “uzurpuar” pronat.

Burimet pohojnë se shqiptarët, kryesisht nga Podujeva, në fund të vitit 2014, rreth Kurshumlisë kanë blerë rreth 50 prona. Në territorin e Leskovcit ku toka është shumë e përshtatshme për fruta dhe perime shtëpi të ruajtura me një substancë të fortë shqiptarët kanë blerë prona edhe pse ishin me çmim të lartë.

Ky interes i shqiptarëve për të blerë prona serbe në jug të Serbisë, është i lidhur shumë me qëllimin që ta “zgjerojnë” kufirin e Kosovës në disa pjesë të Serbisë.

Gazetarë nga mediat lokale në ato qytete thonë se çdo gjë ndodh nën maskën e padukshme dhe të heshtur, gjithash edhe nëpër rrugët e fshatrave të jugut të Serbisë flasin shqip.

“Qytetarët e këtyre pjesëve të Serbisë jetojnë në frikë se për shkak të rritjes së fluksit të shqiptarëve nga Kosova mund të vuajnë fatin e serbëve të Kosovës. Ata besojnë se shqiptarët bindin serbët për t’i shitur shtëpitë dhe tokën, sepse këto komuna i përkasin komunave  më të varfra në Serbi. Prandaj, ata janë të bindur se në të ardhmen në këto fusha do të jetë gjithnjë shqiptarët dhe se serbët do të jenë të paktë në ato pjesë”, shkruan në fund Sputnik.

3233279905744c17f8a385080437327_v4_big

The post Mediat serbe: Shqiptarët po e okupojnë jugun e Serbisë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Është gjetur edhe vetura e dytë, e cila ishte vjedhur në fshatin Dardani të Ferizajt

Me datën 25.10.2024 rreth orës 16:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në fshatin Koshare të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img