02,05,2024

Mediat serbe: Lista Serbe dhe Vetëvendosje ishin kundër ligjit për Trepçën

Must Read
Trepça

“Kuvendi i Kosovës ka miratuar sonte, në lexim të parë, më 82 vota për dhe 12 abstenime, projektligjin për Trepçën. Ligji i ri, përveç 80 për qind të pronësisë se qeverisë në Prishtinë, dhe formimin e njësive të reja punuese, nga të cilat ajo në veri do të ishte “Miniera me flotacion Leposaviq-Kopaonik”, parasheh edhe hyrjen e qeverisë në partneritete të mundshme me sektorin privat”, shkruan agjencia serbe e lajmev, “Tanjug”, transmeton lajmi.net.

Kjo agjenci, tutje thekson se kundër kanë qenë deputetët e Listës Serbe, por edhe të Vetëvendosjes, të cilët kishin më së shumti kritika për ligjin, të cilët thonë se kjo është rruga për shitjen e kombinatit.

Edhe mediat tjera serbe si B92 dhe Blic kanë raportuar në kohë reale për zhvillimet në Kuvend lidhur me ligjin për Trepçën. Ligji për Trepçën është kundërshtuar fuqishëm edhe nga Beogradi zyrtar, pasi që sipas tyre, më Serbia nuk do të ketë pronësi ndaj këtij kombanit, duke pretenduar se janë pronar bazuar në një fond që ka ekzistuar në kohën e ish Jugosllavisë.

Me ligj, parashihet që Trepça më në fund të kthehet në pronësi të shtetit të Kosovës dhe t’i iket falimentimet, duke mos u shituar si aset.

Deputetët do të kthehen së shpejti në sallë për të votuar në tërësi ligjin për Trepçën, pasi që mund të ketë amendamente të reja të propozuara nga grupet parlamentare apo deputetët.

Të kujtojmë se këtë projektligj e kanë mbështetur edhe AAK e Nisma. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img