23,04,2024

Mediat serbe: Kosova po e pengon rrugën e Serbisë drejt BE-së

Must Read

 

Pas marrëveshjes për prishjen e murit në Mitrovicë, deri në fund të këtij muaji priten të hapen kapituj të ri në negociatat me Bashkimin Evropian, shkruan Novosti, transmeton lajmi.net.

Kapitujt për të cilët është dashur të diskutohet më parë në Beograd janë shtyrë për shkak të tensioneve në marrëdhëniet me Prishtinën.

Mirëpo, pas ngjarjeve të fundit është e mundur që ky proces të përshpejtohet përsëri. Presidenca Maltese është e gatshme të monitoroj zhvillimet dhe është gati të përgatis një takim ndërmjet përfaqësuesve të Beogradit dhe Brukselit kur të jenë plotësuar kushtet, por ka gjasë të ndodhë edhe këtë muaj.

Serbia pret që sa më parë të fillojë diskutimet mbi kapitujt 26, 20 dhe 29 ku përfshihen çështjet e arsimit dhe kulturës, ndërmarrjeve dhe politikave industriale, doganave etj./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img