03,07,2025

Mediat ruse në mbrojtje të Putinit: Pse e përdorët fotografinë e tij, ai nuk u përmend në rastin “Panama Papers”

Must Read

putin-finally-admits-to-sending-troops-to-crimea-640x380

Mediat ruse theksojnë se presidenti rus, Vladimir Putin nuk është përmend në ndonjërën nga dokumentet që zbulojnë evazionin e madhe të taksave të publikuar në dokumentet e “Panama Papers”.

The Guardian thotë se dokumentet e quajtur “Panama Papers” tregojnë se miqtë dhe familja e Putinit kanë bërë miliona në emër të tij.

Mediat ndërkombëtare janë duke drejtuar gishtin nga një njeri emri i të cilit nuk është përmendur fare, kanë raportuar mediat ruse.

“Fotografitë e Vladimir Putin janë në të gjitha faqet e para të mediave më të madhe botërore, e një gjë nuk është aspak etikë në botën e gazetarisë”, reagojnë ashpër mediat ruse, transmeton Indeksonline.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov tha se media perëndimore kanë ri-hyrë në fushatën demonizimin më presidentin rus dhe kanë shprehur keqardhje që profesionalizmi gazetaresk është shpesh viktimë e kërkesave politike.

Letrat e publikuar kanë prezantuar informacione në lidhje me miqtë e Putinit të fëmijërisë, të cilët zotërojnë jahte, rezidenca gjigante, e pas tyre thuhet se qëndron Putini.

Orteku i gjithë këtij problemi ra kur, u lëshuar 11.5 milionë dokumente nga”MOSAKA Fonseka”, e cila

tregoi se njerëzit më të pasur dhe më të fuqishmit në botë kanë fshehur pagesën e taksave dhe evazionit fiskal. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img