27,07,2024

Mediat botërore raportojnë për kërkesën e Turqisë për ta arrestuar Berat Buzhalën

Must Read

Mediat e mëdha botërore kanë raportuar për kërkesën e Turqisë për ta arrestuar drejtorin e Gazetës Express, Berat Buzhala, për komentet e tij satirike në Facebook gjatë kohës kur tentim puçi po ndodhte në Turqi.

Ka qenë agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters, ajo që ka shkruar e para për kërkesën e ambasadës turke në Kosovë, e cila përmes një letre i ka kërkuar Ministrisë së Jashtme të Kosovës që të ndërmarrë veprime për komentet e gazetarëve kosovarë në lidhje me tentim puçin në Turqi.

Lajmi pastaj ka qarkulluar nëpër media tjera të mëdha botërorë, sic është gazeta e përditshme amerikane, The New York Times, si dhe e përditshmja konservatore britanike, Daily Mail, shkruan Express.

Më 20 korrik, ambasada turke në Prishtinë i dërgoi një letër ministrisë së Jashtme të Kosovës, duke i bërë thirrje që të ndërmarrë veprim për komentet e gazetarëve, raporton Gazeta Express.

Ambasada Turke në Kosovë i ka bërë presion Qeverisë së Kosovës që të marrë masa ndaj komenteve të bëra në Facebook rreth puçit në Turqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img