05,05,2024

‘Më fal, bir, që të rrita në këtë vend’, shprehja që revoltoi gruan e ministrit

Must Read

Dhe rebelimi i saj nis nga dikush që ka shkruar: “Më fal bir që të rrita në këtë vend” pas publikimit të videos së dhunës ushtruar nga administratorja e kopshtit Anjeza Shabani.

Ky është reagimi i saj:

“Më fal, bir, që të rrita në këtë vend” , shkruante njëri. Vërtet???? Po c’është more kjo urrejtje ndaj Shqipërisë? Pse e gjithë bota do të jetojë vetëm në vendet e Bashkimit Europian, SHBA dhe Kanada – se përveç këtyre tri hapësirave, të gjitha vendet e botës kanë të njëjtat probleme që ka Shqipëria, së paku, pas vitit 1997, madje edhe mëkeq.

A duhet ta bej një listë? A ta nis nga Lindja e Mesme apo Afrika e Veriut? Nga Serbia apo Greqia (kjo e fundit është edhe në BE)? Të protestosh ndaj padrejtësive, të kërkosh llogari nga qeveria dhe politikanet në përgjithësi, të luftosh për ta përmbysur qeverinë përmes votës, të kërkosh më shumë nga jeta dhe shteti, janë te gjitha ne rregull, por s’ka perse qe çdo hall qe vëmë re, te na shtyje te themi se këto halle janë vetëm ne Shqipëri e duhet te varim te gjithë nje gur ne qafe dhe te mbytemi ose te emigrojme ne BE, SHBA, ose Kanada. Po sikur te themi me shume: C’mund te bej une qe Shqiperia e fëmijëve tanë te jete me e mire se kjo qe jetojme ne? U turren te gjithe kunder Anjezes e mire bene, por rasti i saj eshte tipikisht rasti i paaftësisë se çdonjërit nga ne per te marre pergjegjesi personale: Kur ishte gazetare, denonconte te keqen qe benin te tjeret. Kur kishte vete pergjegjesi ne dore per edukimin e femijeve, i zhdepte ne dru. “Beni si them une, por mos beni si bej une” – kjo eshte ajo qe praktikojme shpesh ne shqiptaret, nga me i madhi deri tek me i vogli. Kur te mos e jetojme me jeten dhe angazhimin tone qytetar ne kete menyre, behet me e mire Shqiperia. Duke share tere diten te tjeret e Shqiperine, behet vetem nje vrime e madhe ne uje. Dhe villet vrer qe nuk i ben mire askujt, as atij qe e vjell. Shqiperia nuk eshte e politikaneve. Shqiperia eshte e jona dhe e atyre me te mireve prej nesh qe nuk vjellin vrer tere diten, por punojne, prodhojne, krijojne, ndihmojne te tjeret, nuk bejne ndertime e biznese pa leje, dhe i duan plote gjera te mira qe ka ky vend”.

The post ‘Më fal, bir, që të rrita në këtë vend’, shprehja që revoltoi gruan e ministrit appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img