04,10,2024

Me çfarë çmimesh mund të pushohet sivjet në bregdetin shqiptar?

Must Read

Në një vëzhgim të Ora News në disa prej destinacioneve verore më të frekuentuara, nga Velipoja deri në Sarandë, çmimet e hoteleve variojnë nga 25 euro minimumi, në zona jo shumë afër me bregdetin, deri në 150 euro, në vijën e parë dhe hotele me 5 yje.

Në Velipojë, ndonëse hotelet nuk vlerësohen me yje, dhe çmimet variojnë nga 25-40 euro nata, ndërsa dy shezllone dhe një çadër buzë detit kushton 5-10 mijë lekë të vjetra.

Bregdeti i Shëngjinit është një nga zonat që ka njohur shumë zhvillim vitet e fundit. Hoteli më i mirë është me 5 yje dhe ndodhen në qendër të Shëngjinit. Shazllonët në qendër të plazhit dhe tek zona e njohur si Rëra e Hedhur janë 5 mijë lekë të vjetra, në zona si Kunë, me 3 mijë lekë të vjetra.

Në Durrës, muaji qershor ka çmimet më të favorshme për pushuesit, ku një hotel për një natë, mund ta gjesh edhe me 20 euro, me mëngjes falas. Për hotelet me 5 yje, në qershor nuk gjen dhomë pa 100 euro, mëngjes dhe shazllon falas. në muajt korrik gusht, çmimim më i ulët është 35 euro-150 euro më i shtrenjti, ndërsa shezllonët nga 3-10 mijë lekë.

Në Fier, në plazhin e Darzezit përgjatë Detit Adriatik, nuk ka hotele, por por bregdeti është shumë i frekuentuar kryesisht nga familjarë që duan të shijojnë momente qetësie. një shezllon aty kushton 5 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që mund të shfrytëzohet dhe hapësira publike.

Në Vlorë, hostelet janë më të lirat, por shumë të frekuentuara, kryesisht nga të huajt, që prenotojnë online. Qyteti ofron çmime standarde, ku hotelet me tre yje kushtojnë 30-50 euro dhoma, ne varësi te pamjes dhe pozicionit ne hotel, të poziconuar përgjatë rivierës. Çmime me te “kripura” ofrohen në resortet turistike apo hotelet e luksit ku 5 yjet variojnë nga 60-80 deri në 120 euro nate qëndrimi në suita. Ndërkohë për turizmin familjar, akomodimi në apartamente kap koston 35-55 euro nata. Në Vlorë, zyrtarisht kapaciteti i akomodimit është mbi 3 mijë shtretër, dhe 2500 apartamente.

Saranda, në bazë të çmimeve mund të konsiderohet bregdeti më i shtrenjtë në vend, 200-250 euro kushton nata në vilat bregdetare. në qytet në zonën turistike apo vijën e parë përgjatë rivierës, 50- 100 euro është çmimi i ofruar nga hotelet me 3-5 yje, ndërsa suitat mbi 120 euro, me mëngjes të përfshirë. cimet më të kripura janë në gusht, ku një dhomë nuk mund ta gjesh pa 100 euro, pavarësisht yjeve.

Në vijën e dytë të bregdetit në bulevard, mund të gjeni hotele me 30-50 euro nata. Gjithashtu kanë filluar prenotimet në hostele, ku një krevat kushton 10-15 mijë lekë të vjetra. sa për shazllonet kushtojnë nga 5 mijë lekë të vjetra-10 euro. Pothuajse të njëjtat çmime janë dhe në Ksamil, ku kërkesat në rritje për këtë destinacion turistik, ka sjellë rritje çmimesh, ku një dhomë në hotel kushton 50-70 euro nata, ndërsa shazlloni 8-10 euro.

The post Me çfarë çmimesh mund të pushohet sivjet në bregdetin shqiptar? appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zgjedhen prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Sot, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.09.2024, Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF),...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img