05,02,2026

Me 1 dhjetor fillon procesi për zgjedhjen e kryetarëve të fshatrave të Ferizajt

Must Read

Gjatë ditës së sotme nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, i shoqëruar nga drejtorët e drejtorive komunale, ka zhvilluar një takim me komisionin e formuar nga Kuvendi të Komunës për zgjedhjen e kryetarëve të fshatrave.

Në këtë takim nënkryetari Aliu, ka theksuar se ky është një proces shumë i rëndësishëm i zgjedhjes së kryetarëve të fshatrave, ndërsa ka theksuar se bashkë me komisionin do të punojnë shumë që ky proces të përfundojë sa më parë.

Komisioni është i përbërë prej shtatë anëtarëve, ku 4 anëtarë janë nga Kuvendi i Komunës të përfaqësuar nga subjektet të ndryshme politike, një anëtar nga ekzekutivi, një nga shoqëria civile dhe një përfaqësues nga fshati, vendbanimi apo lagjja urbane nga lokaliteti ku bëhet zgjedhja e këshillit lokal.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img