28,08,2025

McLaren me makinën e saj të parë elektrike … për fëmijë

Must Read

Javën e kaluar qarkulluan fjalë se Apple po konsideronte mundësinë e blerjes së McLaren, për ta ndihmuar në projektin e saj për makinat elektrike. Megjithatë kompania e makinave sapo ka prezantuar modelin e saj të parë elektrik: McLaren P1TM, një model i frymëzuar nga makina e saj PI1.

Deri tani duke gjykuar nga fotoja që ka publikuar McLaren, makina elektrike P1TM duket më shumë si një makinë për fëmijë me përmasat e saj dukshëm më të vogla krahasuar me modelet klasike. Ndërtuesit thotë se ajo është dizenjuar për fëmijë të moshën 3-6 vjeç dhe ecën me shpejtësi 4 km/h. Kalimi nga niveli zero në shpejtësinë maksimale realizohet për 2-3 sekonda.

Por ashtu si çdo makinë tjetër e McLaren, modeli P1TM nuk është i lirë, të paktën duke e krahasuar me makinat e tjera lodër, dhe kushton 375 euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img