09,02,2026

Mbyllte në garazh e rrihte fëmijët, arrestohet shqiptari në Itali

Must Read

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Colle Val d’Elsa (Siena). Sipas dëshmive babai kthehej vazhdimisht i dehur në shtëpi dhe rrihte dy fëmijët, më i vogli nga të cilët, vetëm dje gjeti guximin për t’ju drejtuar karabinerëve dhe denoncoi të atin. Një ditë më parë, babai hyri në banesë i dehur dhe filloi t’i dhunonte.

Pasi njëri prej tyre e kundërshtoi, ai i mori të dy dhe i mbylli në garazh, ku nisi prapë t’i rrihte me shkop. Nëna nuk mundi dot të ndërhynte, vetëm ulërinte, u mbyll në dhomë e nisi të qante. Kur të atin e zuri gjumi në divan, i vogli i fëmijëve bëri denoncimin në polici, e cila më pas arrestoi babain e dhunshëm. Policia gjeti autorin me shishe birre në dorë, kurse në dysheme me një shkop me shenja gjaku.

Dy fëmijët u dërguan në spital për mjekim. Edhe e ëma në gjendje të rëndë psikologjike u dërgua gjithashtu në spital.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img