19,04,2024

​Mbyllet lokacioni që është shfrytëzuar si treg i kafshëve në Ferizaj

Must Read

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes inspektoratit veterinar Zyra Regjionale Ferizaj më 16 mars 2024 ka nxjerrë vendim për ndalimin e tregut të kafshëve në Muhoc të Ferizajt, për shkak se ka ushtruar veprimtari në kundërshtim me udhëzimin administrativ për caktimin e kushteve të tregjeve të kafshëve.

Hapësira që është mbyllur si treg ka qenë hapësirë private ilegale pa leje për ushtrim të veprimtarisë.

Sot, nga ora 5:30 deri 10:00, inspektorati veterinar i AUV në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë inspektuar tregun për të mos lejuar qëndrimin e automjeteve transportuese të kafshëve, pasi tregtimi në hapësira dhe vende që nuk i përmbushin rregullat është i ndaluar me ligj dhe paraqet rrezik për shëndetin.

Autoritetet shtetërore mbikëqyrëse ligje zbatuese nuk do të lejojnë zhvillim të veprimtarive në kundërshtim me ligjin, pasi tregtimi i kafshëve lejohet vetëm në tregje të licencuara dhe hapësirat e paautorizuara do të mbyllen dhe ndaj palëve do të iniciohen fletëparaqitje për gjykatë.

Tregtimi i kafshëve në Komunën e Ferizajt do të lejohet kur Komuna përfundon investimet në lokacionin e përcaktuar dhe hapësira me objektet përcjellës merr licencë nga AUV./EO/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img