Tregu japonez ka rënë për më shumë se 3 përqind të hënën, pas një serie tërmetesh që goditën jugun e vendit , duke lënë të vdekur të paktën 42 persona dhe duke detyruar kompanitë e mëdha që të mbyllin fabrikat.
Rreth 30 mijë punëtorë të shpëtimit u angazhuan në pastrimin e rrënojave, shpëtimin e të mbijetuarve dhe shpërndarjen e ushqimit për njerëzit që mbetën të pastrehuar, raporton Reuters
” Ka ende njerëz të humbur. Ne duam që të bëjmë përpjekje të mëtejshme për të shpëtuar njerëzit dhe duke vënë në prioritet jetën humane “, ka thënë kryeministri Shinzo Abe në parlament, duke shtuar se ai synonte që të deklarojë rajonin e prekur nga tërmeti “zonë të fatkeqësisë” që të lëshohen fondet për rindërtim.
Indeksi i aksioneve të Nikkei u ul për 3.4 për qind, pasi investitorët matën ndikimin e katastrofës në zinxhirët e furnizimit të prodhuesit .
Fabrika e mëdha, si Toyota, Sony dhe Honda janë mbyllur, duke ndërprerë zinxhirët e furnizimit në të gjithë vendin.
Rregullatori atomik i Japonisë i shpalli të sigurta tri centralet bërthamore në atë ra jon, duke shuar frikën se do të ndodhë një katastrofë bërthamore e ngjashme me atë të Fukushimës
Të gjitha fluturimet në aeroportin e Kumamoto u anuluan dhe u ndal shërbimi i trenit.
Problem tjetër është furnizimi me ushqim, pasi rrugët janë prerë nga rrëshqitjet e tokës. Të shpërngulurit kanë bërë një sinjal që thotë “SOS” me karrige, në oborrin e shkollës, duke shpresuar që të kapin vëmendjen e helikopterëve të furnizimit, raportojnë mediat japoneze.
“Dje, kam ngrënë vetëm një copë tofu dhe një top oriz. Ne jemi shumë të shqetësuar në lidhje me furnizimin me ushqim” tha kryetari i njërës prej zonave të prekura.