Lajme

‘Mbretëresha e prostitucionit’ në Ballkan flet për politikanët shqiptarë (Foto)

By FerizajPress

November 01, 2016

“Po. Ata vijnë shpesh dhe i paguajnë mjaft mirë vajzat. Ka nga ata që kanë edhe jahte apo shtëpi të blera këtu në Mal të Zi. Janë shumë të pasur, por janë të gjithë të martuar… Ata vijnë gati çdo fundjavë dhe më kërkojnë që t’u organizojë “party”, – tregon “mbretëresha e prostitucionit” në Ballkan për “Telegraf.rs”.

Nuk dihet cilët janë politikanët shqiptarë që e kanë “vizituar” Zeljka Rolovic në Malin e Zi. Me shumë gjasë ata nuk do të mësohen asnjëherë.

Një ditë më parë mediat kanë publikuar një rrëfim të prostitutës tashmë 39-vjeçe. Ajo ka treguar se në rrugën e prostitucionit elitar hyri në kohën e universitetit.

“Unë erdha në universitet në Beograd, por hyra në elitën e prostitucionit dhe më pëlqeu”, – thotë vajza, e cila njihet me emrin Madam Seljka. Për herë të parë ajo zbuloi se babai kishte vrfarë nënën e saj, vjehrrën dhe veten.

.