Lajme

Mbi 37 mijë serbë të Kosovës votuan deri në orën 18:00

By FerizajPress

April 24, 2016

Misioni i OSBE-së në Kosovë njoftoi se brenda territorit të Kosovës në zgjedhjet parlamentare serbe kanë votuar 37,901 serbë me të drejtë vote deri në 18:00.

Shprehur me përqindje, i bie se deri në këtë orë votuan 35.8 për qind të votuesve serbë në Kosovë.

Qytetarët serbë do të mund të votojnë sot deri në ora 20:00, ndërkaq numërimi i votave do të bëhet sipas marrëveshjes me OSBE-në, në qytetet e Vranjës dhe Rashkës të Serbisë. /KosovaPress/