29,04,2024

Mbi 3 kilometra rrugë asfaltohen në Mirash të Ferizajt

Must Read

 

Ferizaj.25.08.2017. Banorët e fshatit Mirash gjatë ditës së sotme janë ndjerë tejet të kënaqur me asfaltimin e rrugëve të tyre. Në këtë fshat janë asfaltuar mbi 3 kilometra e gjysmë rrugë dhe me të gjitha standardet e nevojshme.

Asfaltimin e këtyre rrugëve, nga afër e ka inspektuar edhe numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarq me bashkëpunëtoret e tij.
Kryetari Svarqa tha se në këtë fshat po asfaltohen 16 rrugica, ndërsa shumë shpejt pritet të bëhet edhe asfaltimi i rrugës kryesore të këtij fshati.

“Unë i uroj banorët e fshatit Mirash për këto projekte për të cilët në kemi punuar me përkushtim dhe të cilat janë përfitues dhe në bazë të asaj që po punojmë për qarkullim të lirë dhe sa më të mirë të tyre.
Natyrisht që banorët e fshatit Mirash janë të interesuar për rregullimin e rrugës kryesore i cili është një projekt në kuadër të përfitimeve që ka bërë komuna jonë nga Ministria e Infrastrukturës dhe e cila gjithsesi do t’i jep një kuptim jetës së banoreve dhe këtyre rrugicave si një arterie të ndryshme si në drejtim të Ferizaj përmes fshatit Rahjovicë por edhe ligja e kësaj unazë në lagjet e Hashanëve, Prekadimeve, Bytyqve deri në fsuëhn e madhe dhe drejtimi tjetër që është nga Xhamia dhe ligjës në drejtime të ndryshme përgjatë kryqëzimit të magjistralës dhe në drejtime të fshatit Cërrnillë dhe fshatit Babush përmes projkteve e të Ministrisë, i cili operatori ekonomik pavarësisht pengesave në të cilat ka hasur në disa objekte jemi të vendosur që t’i hjekim ato dhe kap një gjerësi prej 9 metrave dhe i cili projket përshkohet me trotuare dhe ndriqime në mënyrë që të shihet jeta këtu që nuk do të dalloj nga jeta që në fshat.

Kemi intervnuar edhe në rrjetin e ujësjllësit dhe kanzlimit në mënyrë që fshati Mirash ta përjetojë kthimin e invstimetve të komunës sepse asnjë pushtet nuk ka bërë investime në këtë fshat” tha kryetari Svarqa.

Ndërkaq banori Taip Bytyqi, kryetar i fshatit Mirash ka falënderuar komunën për investimet e bëra duke tehsuar se dalëngadalë po kompletohet infrastruktura e nevojshme edhe në këtë fshat.
Vlera e projektit për fshatin Mirash kap shumën 150 mijë euro dhe investimet bëhen nga buxheti i komunës së Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img