18,05,2024

Mbeturinat mbulojnë qytetin

Must Read

Qyteti i Ferizajt është mbuluar gjithandej me mbeturina.


Pas donacionit, ku “Pastërtia” u pajisë me makineri pritej që ferizajasit të mos shohin skena ku rrugët duken si deponi të mbeturinave.


Por, mjaftoi që gjatë kësaj jave të jetë një ditë pushimi dhe situata “Pastërtisë” u doli nga dora e që për pasojë bëri që të rikthehen pamjet të cilat kanë revoltuar qytetarët të cilët pandërpre po dërgojnë foto në redaksin e Ferizajpress.
Ata po kërkojnë që urgjentë të merren masa dhe të ketë një mobilizim të të gjithë përgjegjësve, që mos të përsëriten situatat e mëhershme kur tash shumë shpejt do të fillojnë edhe mërgimtarët të vijnë për pushime.

Për këtë Ferizajpres ka kontaktuar menaxhmentin e KRM “Pastërtia” këtë gjendje e kanë arsyetuar me proteatën e stafit teknik dhe shoferëve.


“Sot kemi mbledhur mbeturinat në shumicën e pjesëve të qytetit dhe pritet që në dy ditët e ardhshme të evitohet kjo situatë pasi jemi duke punuar me kapacitet të plotë” thuhet në përgjigjen e KRM “Pastërtia”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img