28,11,2025

Mbahet tryeze me temën ”Ngritja e Kapaciteteve të Plota të Hoteleve në Ferizaj”

Must Read

Organizohet tryezë diskutimi me temë dhe vizion të ngritjes së kapaciteteve te hoteleve në Ferizaj. Kjo ngjarje u realizua sot nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, duke sjellë së bashku drejtuesit e hoteleve dhe bujtimave të komunës së Ferizajt.

Në këtë mbledhje, drejtori i Drejtorisë sw Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Derguti, ka shprehur përkushtimin e tij, të patundur për të ndihmuar në rritjen e kapaciteteve profesionale të drejtuesve të gastronomisë në Ferizaj.

Ndërsa Hysen Sogojeva, një profesor universitar në fushën e turizmit dhe kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, ndau njohuritë e tij të thella dhe përvojën e pasur me një ligjëratë frymëzuese. Ai ofroi këshilla të vlefshme dhe strategji profesionale për të ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve të plotë të hoteleve të Ferizajt, duke shndërruar këtë qytet në një destinacion tërheqës dhe të kënaqshëm për të gjithë vizitorët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj nderon 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, Pavarësisë dhe të gjithë Dëshmorëve të Kombit

Ferizaj sot u bashkua me mbarë kombin shqiptar në shënimin e 28 Nëntorit, ditës më të rëndësishme të historisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img