24,11,2024

Mbahet provimi i maturës në Ferizaj

Must Read

U mbajt provimi i maturës në Ferizaj. Atij iu nënshtruan mbi 2 mijë maturantë të kësaj komune. Procesi u vlerësua i rregullt dhe pa telashe. Njërën nga qendrat ku po zhvillohej provimi e vizituan edhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa.

Matura

Mbi 2 mijë maturantë të Komunës së Ferizajt iu nënshtruan testit të maturës shtetërore. Në njërën nga qendrat ku mbahej provimi erdhën edhe ministri i Arsimit dhe kryetari i Komunës së Ferizajt. Të dy konsideruan se nga viti në vit po rritet cilësia e këtij vlerësimi.

”Në Komunën e Ferizajt kemi një administrim të mirë të maturës shtetërore, vërehet një përkushtim i mirë i nxënësve dhe mësimdhënësve si dhe të drejtorëve të shkollës, ku unë falënderojë drejtorinë komunale të arsimit për menaxhim kaq të mirë, sepse ne kemi nevojë për një vlerësim të mirë dhe real dhe jam shumë sigurt që ky proces tani po finalizohet. Vlerësimi kombëtarë i maturës, është një test i aftësitë së Republikës së Kosovës për të ndërtuar një sistem të qëndrueshëm arsimor, dhe jemi sigurt se ky proces po përfundon me kredibilitet dhe profesionalizëm”, tha ministri i arsimit Arsim Bajrami.

Testin e maturës e vlerësoi tejet larte edhe numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa.

“Ky test do të jetë një verifikim i mirë i dijeve të arritura gjatë këtij viti shkollor dhe viteve paraprake dhe do të jetë një sfide për ta përballuar dhe për tu regjistruar në universitetet në të ardhmen. Fakti që ne kemi dyshuar se kemi të bëjmë me një test pak më të vështirë se sa herave të tjera, tregon përkushtimin e ministrisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ashpërsuar kriterin dhe për të bërë vlerësimin e dijeve në përgjithësi në nivel të Kosovës, sepse investimi në dije është një nga investimet më dobiprurëse për të ardhmen tonë të përbashkët”, ka thënë kryetari Svarqa.

Nga ana tjetër drejtori i arsimit në Ferizaj, Muhamet Halili tha se në aspektin organizativ të testit gjithçka shkoi mirë.
Ndërsa monitorues nga Ministria e Arsimit thanë se provimi i maturës në Ferizaj u zhvillua pa ndonjë parregullsi, me përjashtim të ndonjë tentim kopjimi individual, i cili u pengua me kohë.
Pjesa e dytë e provimit të maturës shtetërore bëhet e ditur se zhvillohet më 24 qershor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img