Lajme

Mbahet mbledhja konstituive e degës së LOBIT kombëtarë euroatlantik për Landin Rheinland-Pfalz

By FerizajPress

October 24, 2016

Koblenz, 23.10.2016. Në Hotel Continental, u mbajt mbledhja konstituive e degës së LOBIT

Të dielën, më 23 tetor në Hotel Continental, pronë e afaristit të njohur shqiptar nga Mitrovica, Z. Sami Hyseni,njëherit edhe përkrahës i denjë i LOBIT, u mbajt mbledhja konstituive e degës së LOBIT kombëtarë euroatlantik për Landin Rheinland-Pfalz.

Interesimi ishte në nivelin më të lartë. Veç organizimit dhe integrimit të të gjitha shoqatave, klubeve, lidhjeve, kulturore, shoqërore, humanitare, letrare e sportive, u diskutuan edhe çështje të rëndësisë së veçantë, si financat dhe mbarëvajtja e mëtejme organizative e LOBIT.

Natyrisht, pjesëmarrësit apostrofuan edhe faktorizimin e LOBIT në nivelet institucionale shtetërore. Krejt për fund u tha se, rruga jonë është një maratonë ku na presin detyra të mëdha drejt realizimit të synimeve tona kombëtare, gjithnjë në konfigurimin e LOBIT si epiqendër e mërgatës mbarëshqiptare…

 

Lobi EuroAtlantik Shqiptarë – Dega në Gjermani