26,11,2025

Mbahet mbledhja e trete e KPF-së

Must Read

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri, të martën ka mbajtur mbledhjen e trete të Komitetit për Politike dhe Financa.
Ai fillimisht ka bërë edhe prezantimin e pikave të rendit të ditës të cilat janë përgatitur për këtë mbledhje.
Kryesuesi Guri, ka kërkuar nga anëtaret e këtij komiteti që të caktohen dy anëtarë nga Kuvendi Komunal për komisionin për ndarjen e bursave për student për vitin akademik 2016-2017. Pastaj u diskutua për propozim – vendim për destinimin e pjesës së ngastrës kadastrale 498-0 Z.K. Fshati i Vjetër për varreza.
Po ashtu pikë e veçante e renit të ditës ka qenë edhe propozim – vendim për destinimin e ngastrës kadastrale 1348-0 ZK Ferizaj për raste sociale.
Është diskutuar edhe për dy propozim- vendime për shpallje të interesit të përgjithshëm për ngastrën kadatrasle 595-0 Z.K. Slivovë si dhe për ngastrën kadastrale 76-0 Z.K. Tërrn, të cilat do të destinohen për varreza të këtij fshati.
Anëtarët e KPF-së në këtë mbledhje kanë diskutuar sa i përket edhe propozim – vendimit për destinimin e pjesës së ngastrës kadastrale 845-0 Z.K. Koshare për Shtatore të Dëshmorit Besim Fazliu.
Është diskutuar edhe për propozim – vendim për destinimin e ngastrave kadastrale 1140-3 dhe 1143-3 Z.K. në Ferizaj për ndërtimin e një shkolle.
U diskutua edhe për propozimi për aprovimin e ofertës sa i përket raportit të komisionit për dhënien e tokave në shfrytëzim për konkursin e datës 14 Nëntor 2016 – Rahovicë.
Me vota unanime është pranuar edhe dorëheqja e Samir Rekës, ndërsa pritet të zëvendësohet me një anëtarë nga shoqëria civile.
U diskutua edhe propozim – vendimin për aprovimin e Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave 2017 – 2021.
Në mbledhjen e tretë të KPF-së është diskutua sa i përket edhe propozim – vendimit për aprovimin e Rregullores Komunale, për procedurat dhe Kriteret e Vendosjes dhe Mirëmbajtjes së Përmendoreve, Busteve, Monumenteve dhe Pllakave Përkujtimore në Komunën e Ferizajt, për propozimin-vendimin për dislokimin apo zhvendosjen e rrugës në fshatin Mirash si dhe për raportin financiar për vitin 2016.
Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, do të mbahet me 30 mars duke filluar nga ora 10:00.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img