22,04,2024

Mbahet konsultim publik për projektin e tregut të gjelbër në Ferizaj dhe transformimin funksional të tij

Must Read

Gjatë ditës së sotme është mbajtur konsultimi publik për projektin e tregut të gjelbër në Ferizaj dhe transformimin funksional të tij. Në hapjen e këtij takimi drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit Arbër Bytyqi, ka thënë se ky projekt ka rendësi shumë të madhe për të gjithë qytetarët e Komunës së Ferizajt.

“Përmes këtij projekti parashihet që tregu mund të organizohet në mënyra të ndryshme, në hapësira të ndryshme dhe për qëllime të ndryshme. Tregu ka hapësira të ndryshme organizative, kontributi qytetar për organizmin e këtyre hapësirave do te ishte shume i mirëseardhur. Hapësirat themelore për punë dhe mbarëvajtje të funksionimit të tregut janë: hapësira administrative, pjesa e produkteve ushqimore, hapësirat publike, hidrantet, shkallët publike, gastronomia, te cilat ne detaje do ti shpalosim gjatë diskutimi publik”, ka thënë drejtori Bytyqi.

Ndërsa qytetarët e pranishëm në këtë konsultim publik, kanë kërkuar detaje sa i përket këtij projekti, dhe kanë thënë se një gjë e tillë është dashur të bëhet kohë më parë.

Ky projekt do të jetë në konsultim publik deri më 16.10.2023,ku vërejtjet dhe sygjerimet e tyre qytetarët mund t’i përcjellin në këto email adresa: arbër.bytyqi@rks-gov.net, shyhrete.topalli@rks-gov.net si dhe në info.ferizaj@rks-gov.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img