11,09,2025

Mbahen punëtori që fuqizojnë rolin e komuniteteve pakicë në shoqëri

Must Read

Duke e parë gjendjen jo të më mirë në të cilën ndodhen komunitetet pakicë kudo në Kosovë e edhe në Ferizaj, organizata të shoqërisë civile , pjesëtarë të këtyre komuniteteve dhe strukturat komunale të Ferizajt kanë mbajtur sot punëtorinë e radhës. Këto aktivitete mundësojnë që të gjithë akterët vendimmarrës të njihen me legjislacionin që ua garanton të drejtat e tyre.
Sakibe Jashari zyrtare e projektit, ROMACTED dhe Bashkim Ibishi bashkëpunëtorë në këtë projekt thonë se është trashëguar një gjendje jo e mirë e komuniteteve rom, ashkanli dhe egjiptas ndër vite edhe në Ferizaj , prandaj duhen më shumë përpjekje që të fuqizohet roli i tyre në shoqërinë kosovare.
“Shkollimi , punësimi , shëndetësia dhe banimi janë ndër 4 prioritetet që janë listu në strategjinë nacionale, të cilat kërkojnë më shumë vëmendje , prandaj ne jemi këtu që të informojmë edhe strukturat komunale por edhe komunitetin për ndonjë mobilizim më të mirë në kapërcimin e këtyre vështirësive ” pohoi zyrtarja e projektit Sakibe Jashari.
Aktivitetet për planifikimin strategjik lokal u tha se do të vazhdojnë deri në vitin 2020 nëpër disa komuna të Kosovë , ndërsa u bë thirrje që të zbatohen ligjet në fuqi që garantojnë më shumë të drejta për komunitetet pakicë, në mënyrë që të zbutet gjendja e rëndë në të cilën jetojnë ata.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img