03,12,2024

Maxhuni thotë se u planifikuan sulme terroriste në Kosovë, policia i parandaloi

Must Read

unnamed-6-780x439_1470646566-8448379

Drejtori Përgjithshëm i policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka nisur raportimin rreth sigurisë në vend, në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikqyrjen e FSK-së
Maxhuni tha se Policia e Kosovës konsideron se gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile

“Për tetë muaj PK ka realizuar të gjitha detyrat dhe parashikimet konform planit strategjik”, tha drejtori Maxhuni.

Ai tha se prioritet i tyre është qasja parandaluese. Më këtë periudhë dhe viteve të fundit është dëshmuar se PK ka ndikuar në uljen e rasteve të krimit. Suksese janë shënuar dhe në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore., ka thënë numri një i Policisë së Kosovës.

“Në vitet e fundit kemi më pak prezencë të drogave të forta. Një prezencë e narkotikëve është tek ne, ajo është marihuan kanabis, që vjen si pasojë e kultivimit në fqinjësi”, ka thënë Maxhuni.

Policia e Kosovës, sipas tij, ka shënuar suksese edhe në luftën kundër krimit, krimit ekonomik dhe korrupsionit.“

Ne vazhdojmë më masa konkrete shtesë për avancimin e nivelit të sigurisë.

Kemi arrit të parandalojmë edhe incidente të karakterit terrorist që i shohim në vende të ndryshme. PK po vazhdon me masa konkrete ti parandalojë incidentet e tilla”, ka thënë Maxhuni.

The post Maxhuni thotë se u planifikuan sulme terroriste në Kosovë, policia i parandaloi appeared first on GazetaBlic.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img