27,07,2024

Matoshi: Kërkesa për ekstradimin e Haradianjt në tokën armiqësore, është skandal

Must Read
Halil Matoshi

Sipas Matoshti, rasti Haradinaj dëshmon shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, pasi është duke u gjykuar në një gjykatë të një niveli të ulët në Francë dhe po gjykohet një njëri që është shpallur i pafajshëm nga drejtësia ndërkombëtare.

“Kërkesa për ekstradim në tokën armiqësore është skandal. Haradinaj doli i pafajshme nga Haga dhe nuk mundet Serbia të gjykojë atë”, tha ai në emision Click, transmeton lajmi.net.

Tutje Matoshi tha, se është fajtore Franca për ngadalësimin e rastit Haradinajt, pasi ky i fundit e ka shpaguar veten para drejtësisë ndërkombëtare. Franca e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe është pikërisht Haradinja ai që ka kontribuar për çlirimin dhe pavarësimin e vendit.

Qëllimi i Serbisë, sipas Matoshit është që të krijojë sa më shumë tension dhe se shteti i Kosovës të mos dijë me çka të merret më parë. /Lajmi.net/

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img