18,03,2025

Mat, zbulohen predha luftarake të artilerisë së rëndë të fshehura nga trazirat

Must Read

Informacionet mbi vendndodhjen e tyre janë marrë në rrugë operative, e menjëherë shërbimet policore janë drejtuar për në tunelin numër 2 të Qafë Shtamës, në fshatin Selic të Matit, aty ku kanë konstatuar 60 predha të kalibrit 12 mm dhe 20 predha me gjatësi 30 cm.

Tuneli në fjalë rezulton të ketë qenë i bllokuar që prej ngjarjeve të vitit 1997, por ai është hapur si pasojë e erozionit dhe predhat luftarake janë zbuluar në hyrje të tij. Ato u sekuestruan nga ana e policisë dhe i janë dorëzuar për t’u mbajtur në ruajtje Policisë Ushtarake, shkruna Top Channel.

Gjithsesi, materialet i janë referuar edhe Prokurorisë së Matit, për të hetuar nëse kemi të bëjmë me ndonjë vepër penale.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nuk ndalet në shenjën stop të policit dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj, 18 vjeçari shoqërohet në polici

Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën "Driton Islami" në Ferizaj, njësia e policisë së komunikacionit rrugor i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img