Ndryshimet hormonale qe pëson trupi i gruas gjatë shtatzënisë shoqërohen me një sërë efektesh të padëshirueshme! Rritja e nivelit të estrogjenit përgjatë 9 muajve do t’i japë lëkurës një shkëlqim dhe flokëve volum, por pas ardhjes në jetë të foshnjes, do të filloni të keni probleme me dhëmbët, do t’ju bien flokët dhe lëkura nuk do të jetë aq elastike sa më parë. Këto probleme mund të zgjasin deri në një vit pasi në jetë vjen fëmija, dhe nuk duhet të shqetësoheni pasi çdo gje do të kthehet në normalitet pas ekuilibrimit të hormoneve. Çfarë është edhe më shqetësuese për humbjen e flokëve pas lindjes është se shumicën e flokëve e humbisni në vijën e parë të kokës, por Living do t’ju japë sot 3 maska që do të promovojnë rritjen e flokëve dhe parandalojnë rënien më shumë se 100 fije në ditë. Qumesht kokosi Ajo që duhet të bëni është të lagni flokët me qumësht kokosi 2 deri në 3 herë në javë për 20 minuta. Mbajini flokët mbështjellë me një kapuç dushi e më pas shpëlajini normalisht. Vezë Rrihini një vezë dhe këtë të fundit pa e përzierë me asgjë aplikojeni direkt në skalpin e kokës dhe në të gjithë gjatësinë e flokut. Lëndët ushqyese dhe proteinat e gjendura në vezë do të ushqejnë folikulat e rrënjëve duke promovuar rritjen e flokëve. Aloe Vera Xhelin e aloe verës mund ta konsumoni të tretur në ujë ose me të , të lyeni flokët. Enzimat e kësaj bime do të ushqejnë folikulat e flokëve ,duke i bërë më të forta dhe me shkëlqim. Përfshirja e frutave, perimeve, drithrave dhe mishit të bardhë në dietën tuaj të përditshme do ju sigurojë të gjitha vlerat ushqyese thelbësore për shëndetin e flokëve si si bakër, magnez, hekur, zink, selen dhe vitamina A, B (sidomos biotin!), C dhe E .