18,05,2024

Mashtrimet dhe gjuha shqipe e Zaevit

Must Read
Zoran Zaev

«Zahvullimi i Platformës (ENV.net) në Ballkanin Perëndimor dhe Turginë: t’j quetetrëve zë për të ndikuar në procesin e reformave mjedisore për integrimin në BE» – kështu shkruan në pankartat e organizatës ekologjike në Maqedoni në një shqipe katastrofshëm të deformuar. Organizata dihet të jetë nën komandën e socialdemokratëve të Zaevit. Në Bruksel thonë se ENV. NET është korporatë gjashtë OJQ-shë të bazuar mbi programin mjedisor të BE-së dhe merren me sensibilizimin e qytetarëve të shteteve të ndryshme.

Sipas tyre ato veprojnë të pavarura dhe me qytetarët e vendeve ku veprojnë. Teksti në pankarta vërtet irriton – na thonë në Bruksel – ngase është involvuar emri i platformës si mesazh konkret për qytetarët, e i cili ka në thelb mesazhin: «qytetarët e Strumicës, ku janë pankartat, por edhe gjetiu në Maqedoni, të çojnë zërin për integrimin e Ballkanit perëndimor dhe Turqisë në BE, ku fjala «mjedis» mund të interpretohet si tokat, shtetet, vendet». Pra pankartat janë sugjeruese dhe presin reagim konkret sensibilizimi për integrim të Turqisë bashkë me Ballkanin Perëndimor në BE.

Gjithë kjo një teori konspiracioni analistësh që kërkojnë qimen edhe në vezë?

«Jo», na thotë një analist vendor që nuk donë të identifikohet (deri këtu ka ardhur puna!!) dhe shton: «Problemi është shumë më i thellë. Organizatat turke veprojnë këtu në tri pista: në financimin e projekteve shtetërore; në financimin e organizatave të caktuara shqiptare dhe në mbështetjen e opozitës me financa dhe resurse humane shqiptare (aderimi i plotëve të krahut fetar në LSDM). Nga të gjitha këto ato presin që në çështjet evropiane të dalin si bllok. Prandaj edhe mesazhi tek ekologët, të cilin e gjen në të gjitha projektet e mundshme».

Zaevi sipas burimeve përfiton më së shumti nga «fetarizmi turkofil i shqiptarëve», ngase i përdor qoftë si kanale financimi e qoftë si masa për realizimin sa më efektiv për të ardhur në pushtet. «Zaevi është më djallëzor se nacionalistët e pakontrollueshëm të Gruevskit». Ky në çastin e nevojshëm pastaj do t’i denoncuaka (me përgjime apo fakte) si elementë në shërbim të shteteve të huaja, nëse vjen deri aty të distancohet nga bashkëpunimi me Turqinë për të vënë nën presion BE-në.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img