17,05,2024

MASHT këtë vit ka planifikuar ndërtimin e 11 shkollave të reja

Must Read

MASHT’ti, nga buxheti i shtetit, për objekte të reja i janë ndarë 9.8 milionë euro, shumë po ashtu e përafërt me atë të vitit të kaluar, raporton KTV.

Faton Fetahu nga MASHT, shprehet se me ndërtimin e objekteve të reja po rrumbullakohet ideja për të krijuar kushte sa më të mira për mësim cilësor, pasi objektet e reja janë moderne.

Profesori Halim Hyseni, i cili analizon sektorin arsimor, nuk pajtohet me vlerësimin e Ministrisë.

Sipas tij, fraza se po ndërtohen objekte cilësore shkollore, është mësuar përmendësh nga zyrtarë të Ministrisë, por që në fakt ato janë larg nga çfarë duhet të jenë për t’u quajtur moderne.

KTV’ja ka raportuar shpeshherë për objekte shkollore tejet të vjetra që rrezikojnë jetën e nxënësve, apo edhe për të rejat, ku janë harxhuar miliona euro e që nuk janë kompletuar dhe, për pasojë, nuk janë futur në funksion.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img