Planet për të rihapur pjesërisht aeroportin e Brukselit, sot në mbrëmje, janë vënë në pritje, për shkak të grevës së policisë së aeroportit, e cila është e shqetësuar për sigurinë.
Aeroporti Zaventem është mbyllur që prej më 22 mars, kur dy kamikazë hodhën veten në erë.
Sindikata e policisë ka deklaruar se masat e ndërmarra të sigurisë për rihapjen e aeroportit, nuk janë të mjaftueshme.
Kreu i sindikatës Vincent Gilles, ka bërë thirrje për më shumë kontroll në zonën e nisjes, përfshirë përdorimin e detektorëve të metalit, skanerëve të trupit dhe makinave me rreze X për valixhet.
Pas sulmeve, para aeroportit janë ngritur tenda të bardha të cilat do të përdoren përkohësisht si salla nisje kështu që pasagjerët nuk kanë pse të futen në zonën e dëmtuar nga shëprthimet.
Ndërsa pasagjerët që vijnë nga vende të tjera do të vazhdojnë normalisht rrugën për të dalë nga aeroporti pasi zona e bagazheve dhe terminalet e mbërritjes nuk janë dëmtuar nga sulmet. aeroporti I brukselit është një më të mëdhenjtë në europë dhe përballon një fluks prejk 23.5 million pasagjerësh në vit. Ai e lidh kryeqytetin belg me 226 destiancione në të gjithë pbotën dhe aty operojnë 77 linja ajrore të ndryshme.
Sulmet e javës së kaluar në aeroport dhe në një stacion të metrosë së Brukselit kanë vrarë 35 veta dhe përgjegjësinë e ka marrë Shteti Islamik.