Policia ka shpallur në kërkim këngëtaren e njohur Elvana Gjata, e përfshirë e ndodhur pak ditë më parë në ish bllok, atje ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.
Prokuroria ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të këngëtares, e cila sipas të dhënave të deritanishme ishte e pranishme në lokalin ku ndodhi masakra, vetëm 20 minuta para krimit.
Kujtojmë se një ndër pistat e hetimit të prokurorisë mbetet ajo që ka të bëjë pikërisht me këngëtaren, e cila mund të ketë shërbyer si një mollë sherri mes përplasjes së dy grupeve, nga njëra anë ai i Ervis Martinajt dhe nga ana tjetër, grupi i të fëjuarit të Elvana Gjatës, i Ervin Matajt.
Deri më tani i dyshuari kryesor për vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjes së dy të tjerëve dyshohet të jetë komando Mervjol Bilo, edhe ky i fundit i shpallur në kërkim nga policia së bashku me të fejuarin e Elvana Gjatës. Vetë këngëtarja nuk ndodhet në Shqipëri, pasi një ditë pas ngjarjes ajo është larguar drejt një shteti të Bashkimit Evropian.