25,11,2024

Masakra e Reçakut, e injoruar nga Tribunali i Hagës…!?

Must Read

Në korrik të vitit 2006, në procesin e sapofilluar gjyqësor kundër Milan Milutinoviq-ish president i Serbisë, Nikola Shainoviq, ish zëvendëskryeministër i Qeverisë së Jugosllavisë dhe katër të akuzuarve tjerë, të gjithë zyrtarë të lartë shtetërorë serbë e jugosllavë, trupi gjykues i Tribunalit të Hagës, me një vendim shpërfytyrues për drejtësinë, kishte hequr nga objekti i aktakuzës kundër të lartpandehurve, pikërisht masakrat emblematike: Masakrën e Reçakut dhe Masakrën në Burgun e Dubravës!

“Këto lëndë hiqen për shkak të thjeshtësimit të procesit gjyqësor”,-ishte atëbotë deklarimi tragjikomik i trupit gjykues, si arsyetim për heqjen nga aktakuza të lëndëve të lartpërmendura!
Por, e vërteta ishte krejt ndryshe: Masakra e Dubravës dhe e Reçakut, ishin krimet e tmerrshme, që edhe nën llupën e një juristi të dobët, nuk do të mund të sanksionoheshin ndryshe, përpos si krim gjenocidi!

Duke hequr këto masakra nga objekti i aktakuzës, u pa qartë atëherë se drejtësia ndërkombëtare po relativizonte krimet shtetërore serbe kundër shqiptarëve dhe po mundohej që ato t’i vendoste në sirtarë të harresës; Gjegjësisht, bashkësia ndërkombëtare, padrejtësisht dhe në dëm të drejtësisë, po e amnistonte shtetin serb nga përgjegjësia për gjenocid kundër shqiptarëve dhe të tjerëve!

Vet Milan Milutinoviq, ish kryetar serb, pas heqjes së këtyre dy lëndëve nga objekti i aktakuzës kundër tij, u shpall i pafajshëm nga Tribunali i Hagës, siç ndodhi vitin e kaluar edhe me përgjegjësin tjetër të krimeve, Vojislav Sheshel dhe, që turpi të arrijë majat, edhe me një aktgjykim pafajësie post mortum, për kriminelin Millosheviq, rreth përgjegjësisë së tij për gjenocid në Bosnje!

Drejtësia duhet të rivendoset dhe kjo është detyre e shtetit dhe shqiptarëve të Kosovës!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img